Për manastirin e Deçanit, Kosova t’i drejtohet gjykatës permanente të arbitrimit apo qendrave arbitrare

Një reagim ndaj Europa Nostra, ditë më parë, bëhej përkitazi me Manastirin e Deçanit. Nuk befasohem me qëndrimet apo reagimet serbe. Historia e argumenton se, qe nga fillimi i përhapjes së Pashallëkut të Beogradit, në trevat ku zgjerohej, hapi apo veprimi i parë i Serbisë famëkeqe ishte, qoftë ndërtimi por më shumë, transformimi i objekteve religjioze ekzistuese në ortodokse apo serbe, për të lënë gjurmë për në të ardhmen.

Kam qëndruar në Prizren, në fillim të karrierës, për më gjatë se 10 vite – gjatë të ‘60-tave dhe të ‘70-tave. Edhe në atë kohë, flitej për një kishë – aktualisht serbe, e cila ishte ndërtuar si kishë katolike, në ndërkohë, gjatë historisë ishte transformuar në kishë serbe, më pas prapë në katolike dhe fundja në kishë serbe, me emër “svetapetka” nga se kur ishte katolike qenka quajtur kisha e Shnaprenës.

Vite me radhë zhvillohet, ta quaj beteja, rreth manastirit të Deçanit. Historianët e mbajnë qëndrimin objektiv por, mjerisht, edhe pranë te gjitha të zezave, fjala e Serbisë po shitet.

Arbitrimi ndërkombëtar, në të kaluarën, ka funksionuar. U përpoqa që sadopak të hulumtoi dhe, si duket, akoma funksionon. Prandaj, i sugjeroi Kosovës që të përpiqet.

Në Hagë, qenka selia e gjykatës arbitrare permanente, (permanent court of arbitration) për konteste të subjekteve të ndryshme, madje edhe ato ndërshtetërore. Gjykata në fjalë kishte 122 shtete anëtare. Në mënyrë decidive, thuhej se 120 janë anëtarë të OKB-së dhe dy shtete jo-anëtare – Kosova dhe Palestina.

Përveç kësaj gjykate, funksionojnë edhe qendra të shumta arbitrare internacionale. Do e veçoja Qendrën arbitrare internacionale të Vjenës.

Do preferoja që të hulumtohet një gjë e tillë dhe, institucionet e Kosovës të veprojnë dhe ti shmangen Europa Nostra-s.

07/11/2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Greqia kërkon “shpjegim” nga Turqia rreth një harte që u shpërnda në mediat sociale

Story i radhës

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës

Të fundit nga