Për inati të vëllazërisë çojnë ujët në mulli të Serbisë!…

March 30, 2022
1 minut lexim

Pavarësisht prej përcaktimeve politike apo pozicionimit të këtyre partive në RK-së, pozitë dhe opozitë, kërkohet domosdoshmëri e veprimeve të drejta të përbashkëta dhe të shpejta për fuqizimin e shtetit të RK-së…përballë rrezikut që i kanoset vendi tonë nga Serbia dhe aleatët e saj tradicional…

-Është për tu çuditur se si ca politikan, ish-politikan, ca të vetëquajtur analistë, madje edhe ca ish-politikan të vetëshpallur si analistë dëgjohen duke thënë në debate televizive se: “Qeveria e RK-së nuk donë zgjidhje me Serbinë”…

-Madje këta të cekur më parë harrojnë se Serbia është ajo që nuk donë normalizim me RK-së, madje shteti serb donë pasiguri dhe destabilizim, jo vetëm në RK-së, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor…që ishte dhe është aleat i federatës ruse…

-Serbia me popullatën serbe që ka në RK-së madje më pak se 5%, jo vetëm që i gëzojnë të gjitha të drejtat pakicat, e në veçanti pakica serbe, karshi popullatës shumicë (shqiptare) në RK-së, por ky minoritet serbë përmes privilegjeve të pazareve të ndryshme politike janë me të drejta mbi popullatën shumicë shqiptare në Rk-së…

-Serbia madje kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e RK-së me organizimet dhe komisionarët e saj (me organizimet dhe komisionarët e shtetit serb)…gjë kjo që nuk ndodhë në asnjë vend të shteteve demokratike. Këto veprime cenojnë sovranitetin nga brenda të RK-së…

-Për çështje të cenimit shtetit tonë të brendshëm në forma të ndryshme përmes provokimeve që bën shteti serb së fundi përmes zgjedhjeve, për çështje territoriale të RK-së të kundërshtohet Serbia me aleatët e saj si trup i përbashkët i parisë së vendit tonë…së bashku me miqtë tanë tradicional si SHBA-të, RF të Gjermanisë dhe me miqtë tjerë…

-Gjeneratat nëpër kohë të flijuara për çështjen madhore kombëtare deri te lufta çlirimtare bijtë e bijtë e tyre nuk do të lejojnë t’i bëhet dëm vendit tonë nga lakmitarët për pushtet që për inat të vëllazërisë të çojnë ujët, në këto ditë të vështira, në mulli të Serbisë…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putin merr një vendim për liderin çeçen, zbulohet detyra e ushtarëve të tij në Ukrainë

Story i radhës

Bexheti morri pjesë në hapjen e xhamisë “Molla Hysen Saiti” në Lubin

Të fundit nga

ShkoLartë