Për herë të parë, shoferët i nënshtrohen testit të drogës/ I hiqet patenta 25-vjeçarit

April 19, 2022
1 minut lexim

Për herë të parë në Shqipëri shoferët i janë nënshtrat testit të drogës.

Policia e Shtetit njoftopn se një 25-vjeçar është arretsuar, pais nga testi rezultoi se drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike. Policia sqaron se gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me *aparatin AquilaScan*. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, *“Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur për herë të parë me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.*

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

600 mijë euro në javë për Haalandin, City bllokon norvegjezin për verën e ardhshme

Story i radhës

Katër pacientë me COVID-19 janë të spitalizuar në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë