Për herë të parë pas 300 ditëve luftë, Zelensky udhëton për në SHBA – filmohet në Poloni

December 21, 2022
1 minut lexim

Një televizion polak ka publikuar pamjet ku shihet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur me tren në atë vend, për të vazhduar tutje udhëtimin për në SHBA me aeroplan.

Kjo është hera e parë që Zelensky është larguar nga Ukraina në 300 ditët e fundit – që kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi.

Zelensky ka arritur me tren deri në vendin Przemysl në afërsi të kufirit Poloni-Ukrainë. CNN raporton se Zelensky është parë duke u futur në një furgon të bardhë, i cili e dërgoi për në aeroportin e Rzeszowit.

Për në SHBA udhëtoi i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brigdet Ann Brink. Atje pritet të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Joe Biden pritet sot të kumtojë lajmin se SHBA-të do të dërgojnë në Ukrainë sistemin e avancuar raketor Patriot. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KFOR-i thotë se posedon mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri

Story i radhës

Bardhi probleme me trajner!?

Të fundit nga

ShkoLartë