Për besë i nderuar, Ali Ahmeti, nuk është ashtu si thoni ju se: “Kosova është problemi i rajonit, i Shqipërisë, i Maqedonisë edhe i Malit të Zi, edhe i Serbisë”?
Pse nuk e thoni të vërtetën se performanca politike, intelektuale e principiele e presidentes së Kosovë, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është problem i inferioritetit politikë e intelektual të udhëheqësve të korruptuar të rajonit: Serbi, Shqipëri, RMV, Mali të Zi.
E vërteta është se politikisht e mençurisht në majë të gishtit të këmbës nuk mund t’i vini, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
Ju rajonistë të Ballkanit të Hapur serb që jeni kundër BE-së.