Pentagoni: “Prova të qarta” të krimeve të luftës në Ukrainë

March 22, 2022
1 minut lexim

Pentagoni akuzoi të hënën forcat ruse për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

“Ne sigurisht po shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

Zoti Kirby akuzoi gjithashtu forcat ruse për kryerjen e “sulmeve pa dallim ndaj civilëve” që ishin “të qëllimshme” në shumë raste.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të presin për proceset e vazhdueshme hetimore dhe do të kontribuojnë në hetimet mbi krimet e luftës të kryera në forcat ruse.

Javën e kaluar, pasi Presidenti Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin “kriminel lufte”, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti karakterizimin e tij “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili kryesoi një takim të ministrave të jashtëm të bllokut të hënën në Bruksel, tha gjithashtu se “ajo që po ndodh në Mariupol është një krim masiv lufte. Ata po shkatërrojnë gjithçka, duke bombarduar dhe vrarë të gjithë pa dallim. Kjo është e tmerrshme.”

Qyteti jugor i rrethuar, pranë Detit Azov ka përjetuar disa nga tmerret më të rënda të luftës. Zyrtarët e qytetit thonë se të paktën 2,300 njerëz kanë vdekur nga sulmet e forcave ruse, një pjesë e tyre të varrosur në varreza masive.

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në Holandë po mbledh prova për ndonjë krim të mundshëm lufte në Ukrainë, por Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara, nuk e njeh juridiksionin e gjykatës./ VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia do të heq ndalimin e eksportit të grurit, misrit, vajit për Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Për herë të parë në Kosovë shënohet Dita e Dizajnit italian

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë