Ky është Uka Aliti. Ai në Tetovë njihet si zjarrfikësi hero.
Ka qenë dëshmitarë i shumë ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur jo vetëm në Tetovë por edhe më gjerë. Sot erdh në njësinë kundër zjarrit të Tetovë, por jo si komandat, por si një i pensionuar .
Uka më nuk është pjesë e njësisë kundër zjarrit në Tetovë . Ai tash ka dalë në pension pas një pune 30 vjeçare, ndërsa për më shumë se 20 vjet në njësinë kundër zjarrit në Tetovë.
Për Ukën kjo është e dhimbshme pasi pas 20 viteve duhet ta nxjerrë atë uniformë dhe të largohet nga ky vend të cilin e ka pasur si shtëpi të dyte.
“Është e vërtetë se ka 10 ditë nuk gjendem në njësinë kundër zjarrit në Tetovë. Për momentin jam në pushimin e rregullt vjetor si edhe pas pushimit të rregullt më përfundimisht nuk kthehem në njësinë e kundër zjarrit në Tetovë. Kemi bërë pranim dorëzimin e mjeteve, pajisjeve, automjeteve si dhe të gjithë dokumentacionit. Dua të them me një fjalë, po largohem, e them me një keqardhje nga shtëpia e dytë që e kam pas, pos shtëpisë sime personale ku kam kaluar me kolegët këtu në shtëpinë kolektive edhe kam kaluar një kohë shumë të gjatë 20 vite kam qenë i rregullt 20 vite në NJTKZ edhe 10 në punë tjera dhe po dalë në pension me 30 vite përvojë pune.”- thotë Uka Aliti – ish komandat i njësisë kundër zjarrit Tetovë.
Uka është i lumtur që pas do lerë persona të përgatitur edhe të përgjegjshëm.
“Po largohem nga kjo shtëpi me një mëndim mjaftë të mirë pasi që e dijë se kam lënë pas djelmosha që do jenë të përkushtuar për qytetarët e Tetovës dhe qytetarët e pesë komunave tjera rurale me qenë se ne kemi mbuluar edhe pse komuna rurale dhe dua të them se e dijë që do lë djelmoshat që do përkujdesen sa i përket sigurisë që qytetarëve për fatkeqësitë e zjarreve aksidenteve, komunikacionit si dhe çdo fatkeqësi që mund t’i ndodhë komunës së Tetovës, por edhe komunave tjera në Maqedoninë e Veriut.”- tha Uka Aliti.
Por , gjatë pensionit Uka thotë se nuk do të rri këmbëkryq.
“Kam në mendje që të themelojë një shoqatë vullnetare kundër zjarrit apo të jem i përkushtuar për qytetarët e mi deri në momentet e fundit sa do të kem forcë , me djem të rinj me atë shoqatë vullnetare dhe të gjendem para qytetarëve.”- shton ai.
Uka ka qenë pjesë e shumë fatkeqësive që kanë ndodhur në Tetovë . Ka disa ngjarje që nuk do kishte dashur kur të ndodhin dhe ai të jetë pjesë e tyre.
“Në memoarin tim ka mjaftë raste që kanë ndodhur brenda 20 viteve. Tash nuk do doja as t’i përmend por ka katër apo pesë raste që nuk do doja të jenë. Por zjarrfikës të jesh është profesion i rëndë por edhe human, por tek zjarrfikësit gjithmonë mbizotëron stres edhe kur jam tek stresi them se janë disa raste që nuk do largohen nga memoria ime asnjëherë edhe pse dua por nuk do largohen. Të përmend rastin e rrugës Goce Dellçev, rastin e tërmetit në Shqipëri, autobusit në Llaskarcë , rastin e spitalit modular, këto janë raste që nuk doja t’i kem në mendje jo t’i përmend.” – tregon Uka Aliti.
Tetovarët Ukën do e mbajnë mend si komandantin e njësisë kundër zjarrit që jepte gjithçka nga vetja për të shpëtuar pasurinë e tyre nëse kaplohej nga zjarri. Uka padyshim që do mbetet simbol i qytetit të Tetovës.