Pensionistët kërkojnë vijimin e ndihmës/ Kriza nuk ka kaluar, të moshuarit kërkojnë mbështetje

min lexim

Rritja e çmimeve dhe protestate qytetarëve detyruan qeverinë që të miratojë një ndihmë prej 3 mijë lekësh për pensionistët që jetojnë vetëm dhe që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale.

Por 3 muaj pas përfundimit të paketës së ndihmës ato qytetarë që kanë marrë pensionin në këtë fillim muaji nuk e kanë përfituar më bonusin.

“Nuk e kemi marrë, vet e vendosë, vetë e hoqën.”

Pensioniëstët kërkojnë nga qeveria rishikimin e vendimit për ndalimin e paketës së ndihmës ekonomike pasi rritja e çmimeve vazhdon të rëndojë xhepat e tyre.

Kriza po vazhdon, mirë bëhet të vazhdojnë ato që na u dhanë përsëri.”

“Në asnjë vend të botës nuk bëhet kështu, shumë gabim që e kanë ndërprerë sepse kriza vazhdon. Ne jemi nën pragun normal.”

Të njëjtën kërkesë kanë dhe shtresat e tjera sociale të cilat u përfshinë në paketën e parë të ndihmës si pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të gjitha familjet që janë në skemën e nduihmës ekonomike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grabitësit e poshtërojnë në mes të rrugës

Story i radhës

Zogaj me gjyqtarët gjermanë, do të ndajë drejtësinë në Champions League  

Të fundit nga