pensionistet do te marrin nga 1 000 denare ne

Pensionistët do të marrin nga 1.000 denarë në xhirollogari

March 15, 2022
1 minut lexim
Pensioniste 1 1

Ndihma për pensionistët dhe përfituesit e asistencës minimale të garantuar do të paguhet drejtpërdrejt në llogaritë e transaksionit, e jo në vauçerë. Me vendim të Qeverisë rreth 330.000 pensionistë dhe 36.000 amvisëri që marrin ndihmë minimale të garantuar do të përfitojnë nga 1.000 denarë shtesë për muajt mars, prill dhe maj, deklaroi sonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

PR gif

Duke folur në ditarin qendror të TV Sitel, Trençevska tha se pret që ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor të kalojnë sa më shpejt në procedurë parlamentare në mënyrë që ndihma të paguhet sipas ritmit të paralajmëruar.
“Nuk do të ketë vauçerë, por nga 1000 denarë në tre muajt e ardhshëm pensionistët do t’i marrin në llogaritë e tyre transaksionale, së bashku me pagesën e pensioneve. Ata do të mund t’i përdorin këto fonde për të blerë ushqime, fatura të energjisë elektrike apo diçka tjetër. Për të arritur sa më shpejt paratë tek qytetarët që janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, pagesa prej 1000 denarëve në tre muajt e ardhshëm me siguri do të kryhet përmes llogarive të transaksionit”, tha Trençevska.

Ministrja shtoi se rreth 36.000 amvisëri do të marrin 1.000 denarë shtesë, si pjesë e paketës prej 26 masave antikrizë.

baner eko skuter 3

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

barcelona vendos ti ndryshoje emrin stadiumit 623102c7ca99d
Story i mëparshëm

Barcelona vendos t’i ndryshojë emrin stadiumit

osmani zgjerimi i be se nuk eshte me ceshtje besueshmerie por ceshtje sigurie 62310682e7c88
Story i radhës

Osmani: Zgjerimi i BE-së nuk është më çështje besueshmërie, por çështje sigurie

Të fundit nga

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan
ShkoLartë