“Pensioni minimal të jetë 18.000 denarë”, duan pensionistët dhe kërkojnë dorëheqjen e Kovaçevskit dhe Trençevskës

September 20, 2023
1 minut lexim

Edhe pse është paralajmëruar zgjidhje deri në fund të shtatorit – sërish pensionistët nuk duruan – u zgjuan në këmbë dhe për të dytën herë bllokuan kryeqytetin. Duan që pensioni minimal të jetë 18.000 denarë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, transmeton TV21.

18.000 denarë është kërkesë që del nga paga minimale në vend, që sipas protestuesve, do të mundësonte një jetë më të dinjitetshme për ta.

Protesta që vjen në Ditën Ndërkombëtare të Pensionistëve – 20 shtatori, dërgoi mesazhin kryesore – që të ketë rritje lineare të pensioneve, për 3.5000 denarë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave dhe Fondit për Sigurim Pensional të Maqedonisë, në muajin qershor pensioni minimal ka arritur vlerën prej 12.493 denarë apo 34% e pagës minimale neto. Pensioni mesatar që për momentin është më i ulët se paga minimale (19.106), nga Sindikata e Pensionistëve kërkohet që të jetë 60% e pagës minimale neto të paguar, gjegjësisht të kapë vlerën prej 21.916 denarë.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PE: Mali i Zi ka rrezikuar integrimin në BE për shkak të krizës politike

Story i radhës

Emiri i Katarit në fjalimin e OKB-së bën thirrje për mbështetje ndaj palestinezëve

Të fundit nga

ShkoLartë