Penov dhe Kasami do të nënshkruajnë marrëveshje për projekt për ringjalljen e artizanatit

November 30, 2022
1 minut lexim

Shkup, 30 nëntor – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, sot do të zhvillojë takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ku qëllimi është nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Projektit të Programit Ndërkufitar IPA me Kosovën 2014-2020 – “Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët të turizmit”.

 

Në kuadër të projektit është paraparë investim mbi 300 mijë euro për rrugën “Radovan Coniq” në Tetovë, me gjatësi mbi 444 metra dhe gjerësi mesatare prej gjashtë metrave. Rruga do të rinovohet dhe ridizajnohet për t’iu përshtatur nevojave të artizanëve vendas për të përmirësuar promovimin dhe aksesin e tyre në produktet e tyre.

Është planifikuar program trajnimi për artizanët dhe bizneset turistike dhe hotelierike, e plotësuar me takime individuale mentorimi për pjesëmarrësit, ndërsa do të organizohet një punëtori e përbashkët për operatorët turistikë dhe zejtarët për të krijuar një ofertë të re turistike të bazuar në zanatet lokale dhe tradicionale, për punimin e bizhuterive dhe veshjeve tradicionale, për qëndisje dhe aftësi të tjera tradicionale. Oferta e re do të përfshihet në ofertat e agjencive turistike nga rajoni ndërkufitar.

Takimi mes Penovit dhe Kasamit do të zhvillohet në hapësirat e Komunës së Tetovës.
Pas përfundimit të takimit janë planifikuar deklarata.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Superliga e Kosovës, kampioni përballet me Trepçën ‘89

Story i radhës

Në cilën anë duhet të flini për të shmangur gërhitjen? Ju a zbulon mjeku

Të fundit nga

ShkoLartë