Tashmë kemi shtatë kombe në preambulën e Kushtetutës dhe nëse shtojmë gjashtë të tjera, nuk do të rrezikohet stabiliteti i Maqedonisë së Veriut dhe e ardhmja e saj, sepse 22 vjet pas Marrëveshjes Kornizë, i kemi të gjitha ato kombe dhe pjesë të kombeve, dhe shteti nuk ka dështuar”, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Frontlaine.mk”, në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Kohezioni i brendshëm, thotë Pendarovski, dhe ndjenja e lojalitetit te të ashtuquajturat bashkësi më të vogla etnike vetëm u rrit, nuk u ul dhe Maqedoninë e ndjejnë si atdheun e tyre më shumë se sa para vitit 2001.
Siç thekson presidenti, një pjesë e opozitës përdor dy rrëfime kryesore në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
“Objektivisht dëgjoj ato spekulime ‘nëse vendos faktori ndërkombëtar, nëse do ishte një vend i fuqishëm’, se ky problem mund të kapërcehet. Këto janë mite. Asnjëherë asnjë problem i rëndësishëm, madje edhe më pak i rëndësishëm në Maqedoni nuk është zgjidhur nga të huajt”, thotë Pendarovski dhe shton se faktori ndërkombëtar mund të mbështesë një opsion të caktuar për dalje nga kriza, siç po bëjnë tani Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni, por ata nuk mund ta zgjidhin problemin për ne.
Pendarovski foli edhe për rrëfimin e dytë të cilin siç thotë e përdor opozita, për të cilin thekson se është drejtpëdrejtë në kundërshtim me interesat strategjike, kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
“Rrëfimi i dytë thotë – marrëveshja me Bullgarinë është e keqe, e ashtuquajtura korniza evropiane e negociatave është edhe më e keqe, kur të vijmë në pushtet do të bëjmë një marrëveshje më të mirë me Bullgarinë dhe një kornizë më të mirë evropiane. Këto dy rrëfime përplasen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën, ndaj nuk mund të jetojnë krah për krah, as me njërën, as me tjetrën, ne do të vazhdojmë të jetojmë. Bindja ime është se rrëfimi i dytë të cilin e përdor opozita është drejtpërdrejt në kundërshtim me interesat strategjike, kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Pendarovski.