Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë dhe foli në shënimin e 20-vjetorit të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor Eko-vetëdija, që u mbajt mbrëmë në Shkup.
Ngjarja, e cila u mbajt nën patronatin e presidentit Pendarovski, u organizua nga Eko-vetëdija, si partner strategjik i Agjencisë suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim-SIDA në zbatim të projektit trevjeçar strategjik “Së bashku për aksion klimatik” / Organizatat qytetare në aksion për ndryshimet klimatike.
Eko-vetëdija, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, është organizatë kryesore në shtet, e cila 20 vite ekziston me sukses dhe kryeson politika për zhvillim të qëndrueshëm, transformim të gjelbër, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve.
Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij e ceki mbështetjen e tij ndaj organizatave qytetare, si dhe për interesin dhe kujdesin për mjedisin jetësor, sin kë nga çështjet më të rëndësishme të së sotmes. Ai bëri thirrje për unitet dhe punë të përbashkët për zgjidhje të këtyre çështjeve kruciale nga të cilat varet ekzistenca jonë si shtet dhe shoqëri.
“Në vitet që pasojnë është e domosodoshme që maksimalisht seriozisht t’i përkushtohemi agjendës së gjelbër dhe t’i arrijmë të gjitha qëllimet e projektuara për mjedis të pastër, qytetarë të shëndoshë, stabilitet energjetik dhe ekonomik dhe qëndrueshmëri, natyrë të mbrojtur dhe botë të qarkullueshme, në vend të tani ekonomisë lineare dominuese”, porositi Presidenti në fjalimin e tij në shënimin e 20-vjetorit të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor, Eko-vetëdija.