Pendarovski: Nuk kam marrë mandat për ta kthyer vendin dhe popullin tim në shekullin e 19-të apo të flas për Car Samuelin

min lexim

Presidenti Stevo Pendarovski beson se retorika mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është qetësuar, sepse vendi ynë e ka pranuar kornizën e negociatave.

“Unë pretendoj edhe tani dhe në vitet e ardhshme, pavarësisht se në çfarë pozicioni do të jem, nuk kam ndërmend të shkoj në Bullgari dhe të flas për historinë. Teza ime e vjetër është se kur flasim për integrimin evropian, nuk duhet të përqendrohemi te historia. Fatkeqësisht, që nga viti 2019, Sofja e ka kthyer këtë temë në një parakusht për avancim.

Më vjen mirë që në kuadrin e negociatave historia përmendet vetëm në pjesën e marrëveshjes dypalëshe dhe Komisionit për Histori. Për temat historike, nuk kam ndërmend të humbas kohën duke udhëtuar në Sofje dhe të flas me Radevin për pushtuesit apo administratorët”, thotë Pendarovski.

“Nuk kam marrë mandat në vitin 2019 për ta kthyer vendin dhe popullin tim në shekullin e 19-të dhe të flas për Car Samuelin në shekullin e 10-të apo të 11-të”, shtoi Presidenti.

Për sa i përket çështjes së energjisë elektrike dhe nëse Sofja mund të eksportojë tek ne, Pendarovski thotë se ka direktiva evropiane që nuk lejojnë të eksportosh në një vend joanëtar, pa e ofruar më parë tepricën në vendet e tjera anëtare apo direkt në tregun botëror, ku çmimet janë rritur

Marketing

Story i mëparshëm

Perez vazhdon promovimin e Superligës Evropiane, u tregon tifozëve se çfarë mund t’i pret

Story i radhës

Kur partitë politike përzihen në organizatat e punëtorëve-Sindikatat, këto të fundit degradojnë në rrolin e tyre

Të fundit nga