Perez vazhdon promovimin e Superligës Evropiane, u tregon tifozëve se çfarë mund t’i pret

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka paralajmëruar tifozët e futbollit se sporti është ‘i sëmurë’, teksa vazhdon të promovojë Superligën Evropiane.

75-vjeçari ishte kryetari i ESL-së së propozuar në vitin 2021, e cila, për shkak të reagimit të tifozëve në të gjithë Evropën, u anulua.

Por, në mbledhjen e përgjithshme vjetore të fundit të Madridit, Perez dukej se rivendosi dëshirën e tij për të parë të formuar konkurrencën në të ardhmen e afërt.

Duke folur në mbledhjen e përgjithshme të klubit të dielën, Perez deklaroi: “Për të rregulluar një problem, së pari duhet të pranoni se keni një problem. Sporti ynë është i sëmurë. Ai po humbet lidershipin e tij si një sport global”.

“Ne nuk duhet të ngatërrohemi nga ndikimi i ecurisë së Real Madridit në Kupën Evropiane kur ishim të përfshirë në shtatë ndeshje me intensitetin dhe interesin më të lartë”.

“Ky ishte rezultat i barazimit, i cilësisë dhe madhështisë së ekipit tonë. Ishte një spektakël që ndihmoi të rikthehej emocioni te shikuesit”.

“Kjo është arsyeja pse ne besojmë se garat evropiane duhet të ndryshojnë, për t’u ofruar tifozëve lojëra të nivelit të lartë gjatë gjithë vitit midis skuadrave më të forta, me lojtarët më të mirë që konkurrojnë”, ka shtuar më tej kreu i klubit mbretëror.

Perez iu referua tenisit, duke vënë në dukje se Roger Federer i sapo pensionuar është përballur rregullisht me lojtarët e tjerë të elitës Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.

“Në tenis, Nadal dhe Federer kanë luajtur 40 herë në 15 vjet. Nadal dhe Gjokoviç kanë luajtur 59 ndeshje në 16 vjet”, shtoi Perez, cituar nga ESPN.

“Në futboll, ne kemi luajtur vetëm nëntë herë me Liverpoolin në 67 vjet. Ne kemi luajtur katër herë me Chelsean në historinë e Kupës Evropiane. Çfarë kuptimi ka të privosh tifozët nga të gjitha këto lojëra?”, potencoi më tej Perez.

Është e vërtetë që Los Blancos kanë dalë kundër klubit Merseyside vetëm nëntë herë në historinë e tyre – me pesë nga ato përballje që kanë ardhur që nga ndeshja e tyre në fazën e grupeve në vitin 2014. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dagz në gjendje jo të mirë shëndetësore, Einxhel qëndron pranë tij

Story i radhës

Pendarovski: Nuk kam marrë mandat për ta kthyer vendin dhe popullin tim në shekullin e 19-të apo të flas për Car Samuelin

Të fundit nga