Pendarovski: Nuk e kemi parë propozimin francez për heqjen e vetos bullgare ndaj RMV-së, nuk dua të komentoj se çka po ndodh në Sofje

June 16, 2022
1 minut lexim

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski gjatë konferencës për media me kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishell në Forumin e Prespës që po mbahet në Ohër tha se se deri më tani në vend nuk ka arritur asnjë propozim francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. Në të njejtën kohë Pendarovski shtoi se nuk dëshiron të komentoj atë se çka po ndodh në Sofje pasiqë ajo është dinamika e tyre e brendshme në politikë.

“Ne këtu në Shkup nuk kemi parë propozim francez, ne flasim me kolegët tanë bullgar, për këto bisedime kohë pas kohe jeni të informuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam asnjë qëllim që të komentojë se çfarë po ndodh në Sofje, ajo është dinamikë e brendshme e tyre në politikë dhe nuk është e jona ta komentojmë”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe mediat bullgare njoftuan se Petkovi sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takoi ambasadoren zvicerane Hulman

Story i radhës

Ish-sulmuesi i Juventusit planifikon ditëlindjen e çmendur

Të fundit nga

TikTok po shkon drejt ndalimit në SHBA

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në pronësi të së cilës është rrjeti social TikTok.
ShkoLartë