Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takoi ambasadoren zvicerane Hulman

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në vend, Veronika Hulman.

Ahmeti dhe Hulman gjatë këtij takimi kanë diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, bllokadën e Kuvendit, dialogun me Sofjen, zhvillimin ekonomik si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadoren Hulman mbi reformat dhe rifreskimet që po bëhen në BDI me zgjedhjet nëpër degë, duke zbatuar për herë të parë parimin një anëtar një votë si një proces demokratik.

Në takim është diskutuar edhe rreth nevojës për dialog të hapur mes të gjitha subjekteve politike në vend kur bëhet fjalë për zhvillimin e vendit dhe nevojat e qytetarëve, e në këtë drejtim është theksuar rëndësia e madhe e funksionimit të Kuvendit pa bllokada, obstrukcione të pakuptimta dhe pengesa për zhvillim.

Ahmeti dhe ambasadorja zvicerane kanë biseduar edhe mbi tentativat për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe marrjen e datës për bisedime si dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ku z. Ahmeti theksoi që po bëhen përpjekje maksimale dhe intenzive këto ditë për ti përafruar qëndrimet me Sofjen.

Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve është në nivel të duhur derisa i njejti duhet të thellohet edhe më shumë, ndërsa Ahmeti gjatë takimit ka vlerësuar lartë kontributin e Zvicrës në realizimin e projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Do hartojmë një dokument serioz”- Balla: Më 7 Korrik seancë të posaçme në Kuvend për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës

Story i radhës

Pendarovski: Nuk e kemi parë propozimin francez për heqjen e vetos bullgare ndaj RMV-së, nuk dua të komentoj se çka po ndodh në Sofje

Të fundit nga