Presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime deri tek populli turk dhe deri tek homologu Rexhep Taip Erdogan pas shpërthimit në Taksim të Stambollit, ku deri më tani raportohet se ka 6 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Pendarovski gjithashtu uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejtë.
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e të vdekurve, presidentin Erdogan dhe popullin turk, në këto momente të vështira pas shpërthimit të tmerrshëm gjatë ditës së sotme në Stamboll. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkruan Pendarovski.