Pendarovski: Negociatat me BE-në për sundimin e së drejtës do të jenë më të vështirat

min lexim

Skriningu që zhvillohet në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut do të tregojë incizim rentgen të gjithë sektorëve jetikë në vend, por nuk do të vlerësohet vetëm ajo që është shkruar në letër, por edhe fakti sa zbatohen këto ligje, ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për TV Klan Maqedoni. Derisa zgjat ky proces, deri në realizimin e ndryshimeve kushtetuese, kusht i vendosur nga Bullgaria fqinje, ai shpreson se nuk do të ketë provokime të reja nga Sofja, sepse është bërë e qartë se kërkesat nebuloze të së kaluarës askush tjetër në Bashkimin Evropian nuk i mbështet.

Me shembull për funksionimin e sistemit gjyqësor në vend, për të cilin Presidenti Stevo Pendarovski shpesh ka shprehur pakënaqësi, ai ilustroi se funksioni i skriningut që zhvillohet me Bashkimin Evropian është që ta detektojë moszbatimin e ligjeve në të gjitha fushat.

“Nuk do të thonë vetëm: ju duhet të miratoni në periudhën që vjen 20, 50 ose 180 ligje dhe keni kryer punë, por do të pyesin çfarë ndodh për shembull me rastet e korrupsionit të lartë, keni ligje, por në realitet a ndiqet dikush? Kush ose sa funksionarë të lartë janë në burg, me vendime të plotfuqishme? Këtu do të jenë negociatat më të vështira me BE-në, deklaroi në tv KlanM Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Gjatë skriningut, i cili duhet të përfundojë për një vit e gjysmë, me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e Bullgarëve në preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski shpreson se nuk do të ketë provokime të reja nga Sofja.

“Në qoftë se pala bullgare shkon në atë variant që ta nxisë edhe më tej pakënaqësinë e qytetarëve të Maqedonisë me atë lloj të kërkesave nebuloze, si në dy vitet e kaluara, me qëllim që kjo qeveri të bie dhe të vijë ndonjë përbërje tjetër politike, edhe laikët në politikë e kanë të qartë se opozita aktuale maqedonase nuk ka për qëllim të bëjë marrëveshje me Bullgarinë. Nuk ka për qëllim ta zbatojë as marrëveshjen aktuale, do të thotë ata gjithsesi nuk do të fitojnë bashkëbiedues më të mirë,” deklaroi në tv KlanM Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Për “leksionet” e zakonshme të historisë nga ana e shefit të ekipit bullgar në Komisionin dypalësh historik, Angel Dimitrov, Pendarovski ka një këshillë.

“Këshilla ime për atë zotëri është që nëse është e mundur të flasë më pak në publik, sepse me këtë vetëm e dëmton gjithë procesin, i cili para dy muajsh mori një rrjedhë më normale, evropiane. Ndërsa këshillë, nënkuptohet, asnjë urdhër për mediat maqedonase, është që aspak të mos dëgjojnë çfarë flet ai zotëri, sepse ajo retorikë është nga shekulli 19-të, eventualisht nga fillimi i shekullit 20-të moti është arkivuar në demokracitë normale evropiane dhe botërore,”deklaroi në tv KlanM Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Pendarovski do të vizitojë Bullgarinë më 1 nëntor, një ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të katërtat me rradhë brenda dy viteve, për të cilat analistët evropianë konsiderojnë se edhe këtë herë nuk do rezultojnë me koalicion stabil qeveritar.

Marketing

Story i mëparshëm

8 arsye për të pasur fëmijë kur jeni më e vjetër

Story i radhës

Akuzat për krime lufte, Gjykata Speciale në Hagë lë në paraburgim Jakup Krasniqin, Prokurori: Mund të ikë

Të fundit nga