pendarovski jo vetem sot cdo dite duhet te respektojme guximin e grave 622741ee91830

Pendarovski: Jo vetëm sot, çdo ditë duhet të respektojmë guximin e grave

March 8, 2022
1 minut lexim

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Stevo Pendarovski porositi se barazia gjinore është parakusht për shoqëri të lirë, të zhvilluar, demokratike, të drejtë dhe të hapur.

“Sot kur e shënojmë luftën e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale, si dhe arritjet në shumë sfera, të kujtohemi se lufta për të drejtat e grave është e përditshme dhe ende është luftë për barazi dhe jetë dinjitoze”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Pendarovski në urim thekson se konfliktet dhe operacionet paqësore na tregojnë se gratë munden njëjtë të jenë në radhët e para, me vendosmëri të luftojnë për drejtësi, të kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve, ndërsa shpesh herë pikërisht gratë janë viktimë e krimeve të luftës.

“Jo vetëm sot, çdo ditë është e nevojshme që të respektojmë guximin e grave në konfliktet e luftës dhe rolin e tyre në pajimin”, tha presidenti Pendarovski.

Në urimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti foli edhe për pandeminë, e cila, siç tha, na përballim me pabarazi të rritur në shumë sfera. Kemi përgjegjësi të përbashkët, tha Pendarovski, të bëjmë vlerësim se si i marrim vendimet dhe politikat publike të cilat i krijojmë ndikojnë te gratë.

Ai potencoi se barazia gjinore është parakusht për shoqëri të lirë, të zhvilluar, demokratike, të drejtë dhe të hapur.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

analiza e the times putin nuk eshte aq i cmendur sa te perdore arme berthamore 62273d7791a31
Story i mëparshëm

Analiza e ‘The Times’: Putin “nuk është aq i çmendur sa të përdorë armë bërthamore”

kaos ne gjermani dalin pamje te sulmit fizik 622747cf505d3
Story i radhës

Kaos në Gjermani, dalin pamje të sulmit fizik

Të fundit nga

ShkoLartë