Kaos në Gjermani, dalin pamje të sulmit fizik

Pamjet e fundit të zbuluara në rrjetet sociale e shfaqin dhunën e pësuar nga tifozët e Borussia Monchengladbachut nga sigurimi i stadiumit në Stuttgart. Nga ky incident pati të lënduar, ndërsa klubet kërkojnë që të gjenden përgjegjësit.

Ndeshja ndërmjet Stuttgartit dhe Borussia Monchengladbach, e zhvilluar fundjavën që shkoi, po vazhdon të diskutohet.

Jo për shkak të përmbysjes së jashtëzakonshme të vendësve, të cilët ishin duke humbur 0:2 dhe në fund fituan 3:2.

Por, për atë që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes.

Sigurimi i stadiumit në Stuttgart duke i sulmuar fizikisht tifozët mysafirë të Monchengladbachut.

Disa prej tyre thuhet se kanë pësuar lëndime, pak a shumë të rënda.

Të dyja klubet më pas kanë dalë me komunikatë duke e dënuar sulmin e ndodhur të shtunën mbrëma.

Stuttgarti ka thënë se distancionet nga dhuna, ndërsa shton se është filmuar gjithçka, që nga fillimi i incidentit e deri në mbylljen e tij.

E Borussia Monchengladbachu e ka dënuar rëndë sulmin ndaj tifozëve të tij dhe kërkon sqarim për çdo detaj.

Ndërkohë, po punohet që të gjenden fajtorët dhe të dalin para drejtësisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski: Jo vetëm sot, çdo ditë duhet të respektojmë guximin e grave

Story i radhës

Leonardo DiCaprio dhuron dhjetë milionë dollarë për ushtrinë ukrainase

Të fundit nga