Pendarovski: Fillon një fazë e re në dialogun me Bullgarinë

January 28, 2022
1 minut lexim

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësues të OMO “Ilinden” dhe përfaqësues të disa shoqatave të tjera të qytetarëve nga Republika e Bullgarisë.

Përfaqësuesit e shoqatave e njoftuan presidentin Pendarovski për punën dhe aktivitetet e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, promovimit të tolerancës dhe ndërtimit të shoqërisë civile.

Lidhur me dialogun me Bullgarinë, presidenti Pendarovski vlerësoi se po fillon një fazë e re dhe të dyja palët shprehin vullnetin e tyre për përparimin e procesit.

Presidenti beson se është e rëndësishme që çdo institucion politik në të dyja vendet të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Në takim, Pendarovski informoi se së shpejti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të ketë bisedime me presidentin Rumen Radev.

Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut synon zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore me Republikën e Bullgarisë, në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve nga viti 2017.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zjarr në rrugën e plastikave

Story i radhës

Герасимовски: Со наградата „Феникс“ ги поддржуваме центарци на нивниот пат кон успехот

Të fundit nga

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë