Pendarovski dorë për dorë me Ëmblën shkon në shkollë, jep mesazhin: Të gjithë jemi të barabartë

February 7, 2022
1 minut lexim

Presidenca e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se për rastin e Ëmbla Ademit, vajzës me Sindromin Down është angazhuar edhe presidenti Stevo Pendarovski.

Ai sot ka vizituar familjen e saj dhe shkollën fillore “Bashkimi”, transmeton TV21.

“Me prindërit e Ëmblës ka biseduar për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballen në baza ditore, duke u përqëndruar në mundësinë e tejkalimit të tyre. Pendarovski i inkurajon dhe mbështet prindërit në luftën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me zhvillim atipik dhe e përshëndet reagimin e shpejtë të Avokatit të Popullit dhe Vendimin e Komisionit për parandalim të diskriminimi që të hap procedurë për rastin me Ëmblën. Presidenti potencoi rëndësinë e zbatim të dispozitave ligjore për gjithëpërfshirje në arsim, duke potencuar përgjegjësisë sociale veçanërisht edhe ndaj grupeve të prekura”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Për Pendarovskin janë të papranueshme veprimet e individëve të cilët në çfarëdo mënyre kërcënojnë të drejtat e fëmijëve.

Pendarovski, nga shtëpia, dorë për dorë me Ëmblën kanë shkuar në shkollë duke përçuar mesazhin:

“Në këtë shoqëri të gjithë jemi të barabartë. Erdha t’ja jap dorën time të mbështetjes dhe ta ngriti vetëdijen se gjithpërfshirja është parimi bazë”, tha Pendarovski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Teqja Harabati Baba në Tetovë, shënohet 484 vetori i themelimit

Story i radhës

MASH Maqedoni: Nuk ka sulm hakerësh

Të fundit nga

Metropoli që ngriti Aleksandri i Madh

Pas një fushate ushtarake të rrufeshme në Mesdheun Lindor, Aleksandri i Madh arriti në Egjipt në vitin 331 p.e.s., ku u mirëprit si çlirimtar nga populli vendas, i shtypur më parë nga

Vesa po e mbulon gjoksin me trëndafila

Vesa është ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo gëzon një numër të madh të ndjekësve të cilët pëlqejnë secilin paraqitje të saj. Së fundmi Vesa ka publikuar një imazh të
ShkoLartë