Pelosi për dronët iranian: Është një teknologji e rrezikshme që duhet të ndalet

min lexim

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën, pavarësisht rezultateve që do të dalin nga zgjedhjet e ardhshme në SHBA, ka bërë të ditur kryetarja e Senatit amerikan Nancy Pelosi.

Më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për Kongresin, gjë që mund të ndryshojë ekuilibrin e pushtetit në Dhomën e Përfaqësuese dhe Senatin, transmeton Telegrafi.

Nëse Republikanët marrin kontrollin, analistët besojnë se Uashingtoni mund të ndalojë ose reduktojë ndihmën për Ukrainën.

“Mbështetja jonë nuk do të ndalet”, tha Pelosi në një konferencë për shtyp në Zagreb të Kroacisë së bashku me kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Liderja e demokratëve në Senat, tha se Kievi ka mbështetjen e të dyja partive dhe të dy dhomave të Kongresit dhe se kjo mbështetje fillon në Shtëpinë e Bardhë.

Pelosi theksoi se mbështetja e SHBA-ve për Ukrainën nuk është një “çek i bardhë”, sepse ai vend ka treguar integritet dhe transparencë në marrjen e ndihmës.

“Kjo është një marrëdhënie me integritet të madh, për demokracinë dhe lirin në botë”, shtoi Pelosi.

Duke folur për dronët e Iranit që po i përdor Rusia, Pelosi tha se Teherani po bën gabim të madh dhe se marrëdhënia Rusi-Iran, është një mesazh për ato vende që abstenojnë nga votimi në organet globale që dënojnë veprimet e Moskës të “mendojnë përsëri”.

Pelosi këmbënguli se Ukraina po arrtin “suksese të caktuara” kundër dronëve.

“Është një teknologji e rrezikshme që duhet ndalur”, tha për fund Pelosi.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosovë: Këtë vit, 49 raste të përdhunimeve dhe 64 raste të abuzimeve të tjera seksuale

Story i radhës

VMRO ultimatun zyrtarëve shtetëror, deklarojeni pasurinë!

Të fundit nga