Peleshi: Dënojmë sulmin e Rusisë, Shqipëria do të japë kontributin e saj në NATO

February 24, 2022
1 minut lexim

schedule14:20 – 24 Shkurt, 2022

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri Niko Peleshi në fjalën e tij në Kuvend, ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Peleshi në fjalën e tij është shprehur se Shqipëria dhe e gjithë shoqëria shqiptare pa dallim partiak qëndron përkrah Ukrainës.

Ndër të tjera ministri është shprehur se qeveria shqiptare dënon agresionin rus dhe se Shqipëria në të gjithë këtë situatë do të qëndrojë në krah të NATO-s.

“Raportohen humbje jete. E dënojmë me forcë sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Jemi të bashkuar në NATO në këtë luftë vlerash, Shqipëria do të vazhdojë që të japë kontributin e saj real në NATO. Dëshiroj të risjellë se kushdo shqiptarë që është i interesuar për paqen në rajon në Shqipëri dhe Kosovë duhet të unifikohet në një qëndrim të përbashkët. Qëndrimi i Shqipërisë duhet të unifikohet me NATO-n dhe me BE. Rezolutat nuk janë në të mirë të dinjitetit tonë, nuk shikoj rezoluta parlamentare. Nuk është praktikë e panjohur, por po flasin qeveritë në emër të qeverive të tyre. Ne jemi më të bashkuar se kurrë. Mos e përdorni për agenda politike’, ka thënë Peleshi./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të rikandidojë për kryetar të ASh-së? Përgjigjet Sela

Story i radhës

Situata në Ukrainë, Xhaçka: Tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u…

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë