KB Peja ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas fitoreve ndaj Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, skuadra e drejtuar nga Can Sevim mposhti sonte edhe Golden Eagle Yllin.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaq” përfundoi me rezultatin 73:57. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë.
Vlen të theksohet se për kampionët në fuqi ishte kjo humbja e tretë radhazi.
Bradly Waldow dhe Isiah Umipig me 15 pikë secili, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.
Kurse, te skuadra nga Suhareka u dallua Henrik Sirko me 16 pikë.
Peja në javën e ardhshme luan në udhëtim te Vëllaznimi, kurse Ylli i shkon Ponte Prizrenit.