peja me fitore bindese ndaj prizrenit 16 62533d5ba5509

Peja me fitore bindëse ndaj Prizrenit 16

April 10, 2022
1 minut lexim

Peja ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 82:108 (16:29, 22:24, 27:25, 17:30), në xhiron e 26-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 13 pikësh, 12:25, ndërsa çerekun e parë e fituan 16:29.

Periudha e dytë dhe e tretë ishin të barabarta, ku pejanët e fituan me dy pikë dallim të dytin, kurse prizrenasit me dy pikë të tretin. Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë e rritën epërsinë edhe më shumë, duke fituar 82:108.

Te Prizreni 16 u dallua Darell Davis me 27 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 24 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë asistime.

Prizreni 16 ka 15 fitore e 11 humbje, kurse Peja ka 17 fitore e nëntë humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

basha e shkarkoi ne dhjetor agron loka rizgjidhet ne krye te pd se ne fushe kruje 62533bc7cbabb
Story i mëparshëm

Basha e shkarkoi në dhjetor, Agron Loka rizgjidhet në krye të PD-së në Fushë-Krujë

avokati i shtetit kallezim penal per ish prokuroret e psp se ajro dhe bubevski si dhe per drejtorin e policise financiare arafat muaremi 6253442d6a58e
Story i radhës

Avokati i Shtetit: Kallëzim Penal për ish prokurorët e PSP-së: Ajro dhe Bubevski, si dhe për drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muaremi

Të fundit nga

ShkoLartë