Avokat i Shtetit ka ngritur kallëzime penale kundër ish prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike, Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski, si dhe ish hetuesin e asaj kohe Arafat Muaremi, i cili tani është drejtor i Policisë Financiare. Emisioni KOD i TV Telma, shkruan se këto dokumente janë dorëzuar në dy institucione: Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion si dhe në Qeveri. Kallëzimi penal-Qëndron në dokumentin e Avokaturës së Shtetit, në të cilin personi i katërt i përfshirë është Sead Koçan, ish pronar i Transmetit. Kallëzimi penal është ngritur për shkak të dyshimit për veprën penale “Shoqërim kriminel për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “Punë të pakujdesshme”. Sipas kallëzimit penal të Avokatit të Shtetit: “Ata së bashku me marrëveshje në grup, i denoncuari i parë (Artan Ajro),dhe i denoncuari i dytë (Gavril Bubevski) në procedurë para gjykatës, ndërsa i denoncuari i tretë (Arafat Muaremi) në procedurë hetimore, duke e ditur gjendjen pronësore të denoncuarit të katërt, Sead Koçan, kanë lejuar dhe nuk i kanë penguar pasojat të ndodhura nga veprimet e pazakonta nga ana e të denoncuarit të katërt. I denoncuari i parë dhe i dytë sipas Kallëzimit penal ‘nuk i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, ndërsa për të cilat kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin në procedurën’, qëndron në Kallëzimin penal të Avokatit të Shtetit. Më tepër lidhur me lajmin mund të lexoni duke klikuar KËTU.
Të fundit nga
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot gjatë një vizite pune në Bruksel, në kuadër
Publikuar 00:54 7 Dhjetor, 2023 Në stacionin policor po merret në pyetje avokati Vasko Stojkov, me
Humanisti Halil Kastrati, ka rrëfyer një rast tepër të rëndë kur një nënë e dy fëmijë
Rritet çmimi i Bitcoin mbi nivelin e 44.000 dollarëve për herë të parë që nga fillimi
Pornostarja e njohur ruse, Eva Elfi, ka marrë një vëmendje të madhe dhe nga mediat sportive,