Mërgim Pefqeli ishte njëri nga lojtarët thelbësor në skuadrën e Malishevës e cila siguroi mbijetesën në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të barazhit ku në sfidën e fundit e mposhti Vushtrrinë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Megjithatë, Pefqeli nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ri pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Në një deklaratë, Pefqeli ka thënë se klubi nuk ia plotësoi kërkesat dhe kjo ishte arsyeja kryesore e largimit të tij.
“Po, kam biseduar me drejtuesit e klubit dhe pas negociatave që i kishim, nuk kemi arritur marrëveshje dhe kështu erdhëm deri te vendimi që unë të largohem nga Malisheva. Unë me të vërtetë kam kaluar një periudhë shumë të mirë në këtë klub dhe nëse do të mi kishin plotësuar kërkesat, do të vazhdoja aty edhe për sezonin tjetër”, tha Pefqeli.
Sa i përket të ardhmes, futbollisti nga thënë se ka arritur marrëveshje të plotë më Prishtinën dhe se karrierën do ta vazhdojë aty derisa ka shtuar se Prishtina do të ringjallet dhe në sezonin e ri do të luftoj për titull me trajnerin Ismet Munishi.
“Po, është e kryer, kam arritur marrëveshje me Prishtinën. Do të rikthehem aty dhe ky nuk është rikthimi im i parë. Është gjithmonë mirë kur rikthehesh në klubin që e do me zemër. Jam i bindur se Prishtina do t’i kalojë problemet dhe ne do të luftojmë për tituj në sezonin e ardhshëm. Me trajnerin Ismet Munishi unë kam punuar te Hajvalia dhe e di se çfarë trajneri është. Jam i bindur në suksese”, tha në fund Pefqeli.