pedagoge qe i sherbejne pushtetit aktivistja thirrje studenteve nga protesta bashkohuni te ndertojme shqiperine qe duam 6a739430b6eff

“Pedagogë që i shërbejnë pushtetit!”/ Aktivistja thirrje studentëve nga protesta: Bashkohuni, të ndërtojmë Shqipërinë që duam

August 5, 2026
1 minut lexim

Një aktiviste iu drejtua studentëve gjatë protestës para Kryeministrisë, duke i ftuar t’i bashkohen protestës dhe të angazhohen për, sipas saj, një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

Ajo kritikoi kushtet në universitetet shqiptare, bursat studentore dhe mënyrën e funksionimit të sistemit të arsimit të lartë.

“Ky fjalim është për studentët. Bashkohuni, që të krijojmë një të ardhme më të mirë për ju dhe brezat që do të vijnë. Studentët nuk pranojnë të marrin 100 mijë lekë bursë, të qëndrojnë në konvikte skandaloze dhe të udhëhiqen nga pedagogë që i shërbejnë pushtetit dhe jo dijes së vërtetë”, u shpreh aktivistja.

Ajo u bëri thirrje të rinjve të angazhohen në jetën publike, duke e cilësuar dijen si forcën më të madhe për ndryshim.

“Sot jeni përballë forcës më të madhe, forcës së dijes. Duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë. Çfarë kanë bërë këta? Vetëm shkatërrim”, tha ajo.

Në përfundim, aktivistja u bëri apel qytetarëve të mbështesin studentët.

“I bëj thirrje qytetarëve: bashkohuni me studentët. Së bashku me rininë do ta bëjmë Shqipërinë që duam”, përfundoi ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi mblidhet neser per konstituimin e legjislatures se re 6a7393b9d1dd3
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi mblidhet nesër për konstituimin e legjislaturës së re

irani perparim ne bisedimet me omanin per ngushticen e hormuzit 6a739494404c5
Lajmi i radhës

Irani: Përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë