Peace Forum Dialogue”/ Zhvillimi i shoqërisë varet nga integrimi i bashkësive

August 11, 2022
min lexim

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive organizon Shkollën për Liderë të rinjë “Peace Forum Dialogue”. Shkolla ka hapur dyert në Mavrovë për të rinjtë dhe mbahet nga 10 deri më 12 Gusht. derisa parashihet të bëhet si organizim tradicional bashkë me Peace Festival që do të mbahet më 13 Gusht në sheshin Skenderbeu në Shkup.

Në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ligjërata para të rinjëve kanë mbajtur Prof. Dr Lidija Georgieva, Prof. Dr. Gordan Georgiev, Xhelal Hoxhiq, Robert Allagjozovski, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, Doc. Dr Vedije Ratkoceri dhe Xhabir Deralla.

Në hapje, Zëvendës ministri Xhabir Doko tha se kjo shkollë paraqet mundësi për të rinjtë që të arrijnë njohuri të reja për ndodhitë në shoqëri.

“Kisha kënaqësinë të ju drejtohem pjesëmarësve të rinj të cilët janë forca lëvizëse e shoqërisë. Kjo shkollë paraqet mundësi për të rinjtë të arrijnë njohuri të rejapër ngjarjet në shoqëri. Ju dëshiroj sukses në ditët në vazhdim dhe pres që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi Doko.

Profesoresha e Fakultetit Filozofik, Lidija Georgieva foli për Marrëveshjen e Ohrit dhe jetëgjatësinë e saj. Georgieva tha se duhet t’u jepen mirënjohje atyre që implementuan këtë marrëveshje që solli paqen në vendin tonë. “Duhet t’u jepet mirënjohje “aktorëve” që realizuan, implementuan Marrëveshjen e Ohrit. Kemi marrëveshje që zgjasin vetëm një muaj, ajo është marrëveshje e keqe”, tha Georgieva e cila shtoi se duhet kërkuar zgjidhje sa më të mira.

Profesori i Fakultetit Juridik dhe Shkencave Politike dhe ish politikani, Gordan Georgiev, një ligjëratën me temë “Lidershipi në kohë të komplikuara politike”, foli se cilat janë postulatet kryesore të lidershipit, si të ndjekësh dhe të bëhesh lider – “Shekulli 21 është një shekull i krizës së lidershipit”. Për të qenë një udhëheqës afatgjatë dhe i mirë, lideri duhet të ketë një mekanizëm për të dëgjuar njerëzit rreth tij, madje edhe atë që ai nuk dëshiron të dëgjojë dhe të largohet në kohën e duhur!”, tha Georgiev.

Ish ministri i Kulturës dhe Kordinator nacional për politikat e interkulturalizmit, Robert Allagjozovski në ligjëratën e tij tek Shkolla për lider të rinj “Peace Forum Dialogue” theksoi se prioritetet dhe objektivat duhet të fokusohen në rishikimin e ligjeve dhe kornizave ligjore aktuale dhe riafirmimin e tyre. Janë nënvizuar disa probleme si nënpërfaqësimi i komuniteteve më të vogla dhe mungesa e respektimit të të gjitha të drejtave që u janë dhënë komuniteteve me Kushtetutë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Strategjia përmend mungesën e kapaciteteve, mungesën e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe moszbatimin e Ligjeve aktuale, tha Allagjozovski.

Në ditën e dytë të shkollës për Lider të rinjë “Peace Forum Dialogue” ligjëratë mbajti Zëvendës drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive jo shumicë, Dzeljo Hodzic në temën “Proceset integruese”. Ai tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit e ndryshoi tërësisht vendin tonë. Zhvillimi i shoqërisë varet nga integrimi i bashkësive në të, se diversiteti është pasuria jonë dhe synimi është të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet artisti shqiptar që do të performojë në “Sunny Hill” në Tiranë

Story i radhës

Hajdutët i kërkojnë ndihmë policisë/ Gërmojnë tunel për të vjedhur bankën në Itali, rrëzohet toka dhe njëri mbetet i bllokuar

Të fundit nga

ShkoLartë