Reperi i njohur nga Kumanova Bardhi që nesër mbrëma do të jetë pjesmarrës në edicionin e dytë të “Peace Festival” që do të mbahet në Sheshin Skenderbeu ka provokuar rininë shkupjane.
Pas video porosisë, reperi i njohur ka postuar një story ku ka ndezur atmosferën një ditë para festivalit.
“Ajde Shkupi, A jeni gati për nesër” ka pyetur Bardhi.
Ndryshe, veç tij në Peace Festival do të marrin pjesë edhe Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Tuna dhe Yll Limani.