pe rrezoi amendamentin per sazanin dhe zvernecin rama ose eshte cmendur dhe korruptuar europa 6a32a651166bb

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa…

June 17, 2026
1 minut lexim

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e lidhur debatin me dezinformimin dhe duke mbrojtur qëndrimet për zhvillimin e zonave të diskutueshme, duke kritikuar sërish protestën.

Postimi i Ramës:

Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga  “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!

Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fsk dhuron donacion prej 50 kontejneresh per federaten e futbollit te kosoves 6a32a5d377803
Lajmi i mëparshëm

FSK dhuron donacion prej 50 kontejnerësh për Federatën e Futbollit të Kosovës

amnesty international urdhrat masiv te zhvendosjes nga izraeli ne liban perbejne krim lufte 6a32a6b303926
Lajmi i radhës

Amnesty International: Urdhrat masiv të zhvendosjes nga Izraeli në Liban përbëjnë krim lufte

Të fundit nga

ShkoLartë