amnesty international urdhrat masiv te zhvendosjes nga izraeli ne liban perbejne krim lufte 6a32a6b303926

Amnesty International: Urdhrat masiv të zhvendosjes nga Izraeli në Liban përbëjnë krim lufte

June 17, 2026
1 minut lexim

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” ka paralajmëruar se urdhrat masive të ushtrisë izraelite për zhvendosjen e popullsisë në Liban përbëjnë krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

“Në pjesë të Libanit jugor, zhvendosja me forcë e civilëve nga ushtria izraelite dhe pengimi i kthimit të tyre përbëjnë transferim të paligjshëm, i cili është krim lufte”, thuhet në reagimin e organizatës, ku paraqiten gjetjet e hetimit të saj mbi urdhrat ushtarak izraelitë.

Sipas organizatës, ushtria izraelite ka zgjeruar në mënyrë “radikale” përdorimin e këtyre urdhrave, duke zhvendosur qindra mijëra njerëz në mbarë Libanin.

Tel Avivi i ka zgjeruar urdhrat e tij “mos u ktheni”, duke ua ndaluar për një kohë të pacaktuar banorëve të Libanit jugor kthimin në fshatrat brenda zonës tampon të vetëshpallur nga Izraeli, e cila mbulon rreth 6 për qind të territorit të vendit.

“Në vend që të çrrënjosin me forcë komunitetet dhe të shpallin zona të tëra të tokës libaneze si të ndaluara për civilët, forcat izraelite duhet të tërhiqen menjëherë nga territori i Libanit”, tha Kristine Beckerle, zv/drejtoreshë rajonale e “Amnesty International” për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Sipas organizatës, ushtria izraelite më 28 nëntor të vitit 2024 shpalli rreth 4,6 për qind të territorit të Libanit si zonë të ndaluar, një ditë pasi kishte hyrë në fuqi një armëpushim i mëparshëm.

Ajo shtoi se në vitin 2026, vetëm tre ditë pas shpalljes së armëpushimit të 17 prillit, zona e kufizuar u zgjerua në rreth 6 për qind të territorit të vendit dhe u përcaktua si zonë e “Mbrojtjes së Përparuar”, ndërkohë banorëve iu ndalua të kthehen në disa fshatra ku më parë jetonin dhjetëra mijëra civilë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pe rrezoi amendamentin per sazanin dhe zvernecin rama ose eshte cmendur dhe korruptuar europa 6a32a651166bb
Lajmi i mëparshëm

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa…

kasami per 24 muaj kemi bere me shume se ata per 24 vjet 6a32aa238f05d
Lajmi i radhës

Kasami: Për 24 muaj kemi bërë më shumë se ata për 24 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë