fsk dhuron donacion prej 50 kontejneresh per federaten e futbollit te kosoves 6a32a5d377803

FSK dhuron donacion prej 50 kontejnerësh për Federatën e Futbollit të Kosovës

June 17, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar donacion prej 50 kontejnerësh.

Sipas komunikatës për media, donacioni do të shërbejë për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive për të rinjtë në mbarë vendin.

Ndër të tjera theksohet se ky kontribut synon të mbështesë zhvillimin e sportit, krijimin e hapësirave më të mira për aktivitetet sportive dhe avancimin e mundësive për gjeneratat e reja, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të FSK dhe FFK.

“Në realizimin e këtij projekti po kontribuon edhe KFOR-i, i cili ka siguruar transportin e kontejnerëve, drejt lokacioneve të përcaktuara nga Federata e Futbollit e Kosovës. FSK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e rinisë, sportit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump me vonese ne takimin e g7 une jam shefi 6a32a14a64e26
Lajmi i mëparshëm

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

pe rrezoi amendamentin per sazanin dhe zvernecin rama ose eshte cmendur dhe korruptuar europa 6a32a651166bb
Lajmi i radhës

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa…

Të fundit nga

ShkoLartë