PDSH-ja zgjodhi kryetarin e degës në Gostivar

1 minut lexim

Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin e Kongresit të VIII të PDSH-së, sonte u mbajt Kuvendi i degës në Gostivar ku u zgjodh kryesia e re e degës.

Në këtë mbledhje u miratua edhe lista e delegatëve për Kongresin e VIII të PDSH-së që do të mbahet me datë 07.07.2022 ditën e enjte në ora 17:30 te pallati i kulturës në Tetovë.

“Kryetar i degës së PDSH- së në Gostivar u zgjodh z. Mutalip Abduli. Punimet e Kuvendit i ndoqi Kryetarja e Këshillit qëndror për organizimin e Kongresit znj.Fatmire Isaku dhe Kryeyari i partisë z. Menduh Thaçi i cili mbajti një fjalim rasti para kuvendarëve”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me dorë në zemër….

Story i radhës

​BM:Furnizimet e Rusisë me armë moderne po pakësohen

Të fundit nga