​BM:Furnizimet e Rusisë me armë moderne po pakësohen

Rusia po përdor raketa kundër anijeve si pjesë e një sulmi tokësor dytësor, për shkak të pakësimit të rezervave të armëve moderne, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

Ndërsa, Rusia i ka hedhur poshtë raportet e rregullta britanike duke i quajtur ato si propagandë.

Shërbimet sekrete britanike thanë se arma që goditi qendrën tregtare në Kremenchuk më 27 qershor ka të ngjarë të ketë qenë një raketë kundër anijes KH-32 e cila nuk është e optimizuar për të goditur me saktësi objektivat tokësore.

“Sulmet e fundit në një bllok apartamentesh pranë Odesës thuhet se kanë përfshirë një raketë KH-22, e cila është edhe më pak e saktë”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PDSH-ja zgjodhi kryetarin e degës në Gostivar

Story i radhës

“Kërkesa për të bërë seks”/ Gruaja tregon se si burri i saj po kërkon partnere për shtrat – ja si kishte filluar gjithçka!

Të fundit nga