PDK në Podujevë merr dy drejtori, kryetari Bulliqi “s’i njeh politikisht”

Partia Demokratike e Kosovës, tashmë pozita udhëheqëse ka edhe në komunën e Podujevës, atje ku kryetar i komunës është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK në Podujevë ka marrë dy drejtori, Drejtorinë e Bujqësisë dhe atë të Administratës Publike.

Lajmin e ka konfirmuar vetë i emëruar në pozitën e drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari.

“Po, është e vërtetë që i kemi marrë dy drejtori, edhe kryesuesin e kuvendit. E kemi marrë drejtorinë e Bujqësisë dhe të Administratës”, është shprehur Rudari.

Ndërsa, vetë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk e dinë nga anojnë politikisht dy drejtorët që nuk i përkasin partisë së tij, teksa tha se nuk ka koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në Podujevë.

“Kemi diskutuar për ekipin që do të punojmë, pra ekipi është profesional. Nuk e di se nga anojnë politikisht ata, duhet t’i pyesni ata por ekipi është profesionist dhe me ta do të punojmë. Nuk kemi koalicion me PDK-në”, është shprehur Bulliqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ervin Salianji, takime me demokratët në Devoll: Gjithkujt do t’i jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta

Story i radhës

Ако сте примиле три дози вакцина, само два отсто се шансите да завршите во болница, вели д-р Исјановски

Të fundit nga