pdk ne podujeve merr dy drejtori kryetari bulliqi si njeh politikisht 61eb06fd34a27

PDK në Podujevë merr dy drejtori, kryetari Bulliqi “s’i njeh politikisht”

January 21, 2022
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës, tashmë pozita udhëheqëse ka edhe në komunën e Podujevës, atje ku kryetar i komunës është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK në Podujevë ka marrë dy drejtori, Drejtorinë e Bujqësisë dhe atë të Administratës Publike.

Lajmin e ka konfirmuar vetë i emëruar në pozitën e drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari.

“Po, është e vërtetë që i kemi marrë dy drejtori, edhe kryesuesin e kuvendit. E kemi marrë drejtorinë e Bujqësisë dhe të Administratës”, është shprehur Rudari.

Ndërsa, vetë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk e dinë nga anojnë politikisht dy drejtorët që nuk i përkasin partisë së tij, teksa tha se nuk ka koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në Podujevë.

“Kemi diskutuar për ekipin që do të punojmë, pra ekipi është profesional. Nuk e di se nga anojnë politikisht ata, duhet t’i pyesni ata por ekipi është profesionist dhe me ta do të punojmë. Nuk kemi koalicion me PDK-në”, është shprehur Bulliqi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ervin salianji takime me demokratet ne devoll gjithkujt do ti jepen mundesi dhe jo ofiqe tarafesh te ngushta 61eb06fb13a80
Story i mëparshëm

Ervin Salianji, takime me demokratët në Devoll: Gjithkujt do t’i jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta

d0b0d0bad0be d181d182d0b5 d0bfd180d0b8d0bcd0b8d0bbd0b5 d182d180d0b8 d0b4d0bed0b7d0b8 d0b2d0b0d0bad186d0b8d0bdd0b0 d181d0b0d0bcd0be d0b4 61eb07e22528b
Story i radhës

Ако сте примиле три дози вакцина, само два отсто се шансите да завршите во болница, вели д-р Исјановски

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë