PDK-ja tenton t’i formojë dy komisione hetimore – Një për tekstet shkollore e tjetra për kontratat njëburimore

February 12, 2024
1 minut lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga mazhoraca që të reflektoj në lidhje me propozimin e themelimit të dy komisioneve hetimore.

Ai tha se PDK do të propozoj themelimin edhe të dy Komisioneve Hetimore Parlamentare. Atë për tekstet shkollore dhe për kontratat njëburimore.

Ajo që ishte me e habitur ishte refuzimi për votimin e Komisionit për hetimin në lidhje me humbjen e mostrave të rastit Dehari. Është një rast që është keqpërdorur shumë nga VV-ja. I bëj thirrje kësaj mazhorance që të votoj një Komision të tillë. Kërkoj që të mos refuzohet sepse ne do ta përsërisim një gjë të tillë.

Do t’i iniciojmë edhe dy Komisione hetimore tjera. Ne do të kërkojmë që ta kemi një hetim parlamentar për tekste shkollore. GP i PDK-së ka arrit që t’i përmbledh kontratat një burimore, do të kërkojmë një Komision Hetimor që do të hetoj këto kontrata burimore. Këto kontrata janë burimi i korrupsionit në Kosovë”, tha ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“100 përplasje luftarake” përgjatë vijës së frontit të Ukrainës në vetëm një ditë – publikohen detajet

Story i radhës

Aksidenti kokë më kokë në Memaliaj la të vdekur një grua, arrestohet shoferi i mjetit tjetër

Të fundit nga

Presidenti i FIFA-s, ka një mesazh për Kosovën

Përmes një videomesazhi të veçantë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përshëndeti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e Vitit 2024”, të FFK-së. I pari i futbollit botëror vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të
ShkoLartë