Aksidenti kokë më kokë në Memaliaj la të vdekur një grua, arrestohet shoferi i mjetit tjetër

Shoferi i njërit prej mjeteve, që u përplasën kokë më kokë ditën e djeshme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, është arrestuar.

Si pasojë e aksidentit mbeti e vdekur 29-vjeçarja Dh. L. dhe u plagos rëndë drejtuesi i automjetit, 35-vjeçari L. I.

Në pranga është vënë 37-vjeçari A. M., banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit, të cilët mbetën të lënduar nga përplasja e ditës së djeshme vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Story i mëparshëm

PDK-ja tenton t’i formojë dy komisione hetimore – Një për tekstet shkollore e tjetra për kontratat njëburimore

Story i radhës

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni? Arsyet lidhen me çështjet e shëndetit

Të fundit nga