PDK dorëzon në Kushtetuese 16 ligje, Tahiri i bindur se do të rrëzohen – kritika edhe për Konjufcën

December 13, 2024
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës ka dorzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e fundit. Ai është shprehur i bindur se këto ligje do rrëzohen.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, tha para gazetarëve se 15 nga këto projektligje janë dërguar në Kushtetuese për çështje procedurale. Ndërsa Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë tha se e kanë kontestuar në tërësi.

“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropë”, ka thënë Tahiri para mediave.

Ai pati kritika edhe për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamudnësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seanca e Komunës së Gjilanit për miratimin e buxhetit shtyhet për një datë tjetër

Story i radhës

AUV asgjëson rreth dy tonë ushqim të pasigurt në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë