pd mbledh sot kuvendin kombetar votohen ndryshimet statutore dhe anetaret e rinj te keshillit 6a1a7b0705ecd

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit

May 30, 2026
1 minut lexim

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar. Ky takim vjen menjëherë pas konfirmimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, në një garë ku ai nuk pati asnjë kandidat përballë.

Gjatë punimeve të Kuvendit, drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, pritet të paraqesë propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe miratimi i përbërjes së re të Këshillit Kombëtar, një strukturë kyçe në organizimin dhe funksionimin e partisë.

Kuvendi Kombëtar pritet të përcaktojë edhe drejtimet politike dhe organizative që Partia Demokratike do të ndjekë në periudhën e ardhshme. Sipas asaj që është bërë e ditur më herët, ndryshimet nuk do të prekin të ashtuquajturin “Neni Basha”, i cili parashikon kufizime për drejtuesit që humbasin zgjedhjet, si dhe mekanizmin e Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

37 vjet nga vraja e ali ajetit 6a1a7a531d6fd
Lajmi i mëparshëm

​37 vjet nga vraja e Ali Ajetit

europa nen pushtetin e vapes ekstreme rekorde temperaturash dhe viktima alarm i kuq ne itali france e spanje 6a1a7b3a64702
Lajmi i radhës

Europa nën “pushtetin” e vapës ekstreme! Rekorde temperaturash dhe viktima, alarm i kuq në Itali, Francë e Spanjë

Të fundit nga

ShkoLartë