PD apel Ramës: Mos blloko kërkesën e SPAK për arrestimin e Bllakos

Partia Demokratike i beri apel kryeministrit Rama qe te mos bllokoje arrestimin e deputetit Alqi Bllako kerkuar nga SPAK diten e sotme.

S”ot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.”

Alqi Bllako akuzohet per aferen e inceneratoreve, per te cilen Spak leshoi kete te marte disa urdher-arreste.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LISTA/ Kush janë kandidatët për president të Serbisë dhe cili është qëndrimi i tyre për Kosovën

Story i radhës

Qeveria britanike: Rusia dërgon trupën Wagner në Ukrainë

Të fundit nga