PayPal bëhet kompania e radhës e teknologjisë që shkurton stafin

PayPal u bë kompania më e fundit teknologjike që shkurton një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Kompania e shquar e pagesave njoftoi ditën e Marte planet për të shkurtuar 2 mijë vende pune një numër që përbën 7 përqind të fuqisë punëtore të kompanisë.

Sipas presidentit dhe CEO-s së PayPal, shkurtimet do të bëhen në javët në vijim ku disa pjesë të kompanisë do të preken më shumë se të tjera.

Kompania i bashkohet listës së gjigantëve të teknologjisë që kanë lajmëruar shkurtime në muajt e fundit. Në fillim të muajit, Google zbuloi planet për shkurtimin e 12 mijë vendeve të punës ose rreth 6 përqind të fuqisë punëtore në mbarë botën.

Microsoft ka thënë se do të shkurtojë 10 mijë vende pune. Njëlloj si Microsoft, Google dhe kompani të tjera, CEO Dan Schulman fajësoi kushtet makro-ekonomike.

Megjithatë në raportin më të fundit financiar PayPal theu pritshmëritë e Wall Street duke raportuar rritje të ardhurash me 11 përqind krahasuar me një vit më parë. Fitimet u rritën me 7 përqind. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SBASHK-u pajtohet me koeficientin 105 eurosh

Story i radhës

Vedat Bajrami: Jam intervistuar nga UNMIK-u dhe shërbimet sekrete për skeçet e Mitrovicës

Të fundit nga