Tirana pritet që deri në fund të javës të zgjidhë çështjen e Patrikut.
Stafi mjekësor po bën ekzaminimet e nevojshme për të parë nëse lojtari do t’ia hedhë apo jo.
Sulmuesi Patrik, i cili ishte gati për t’u rikthyer në fushën e lojës si titullar, por tani rrezikon të mos luajë edhe për 2-3 muaj të tjerë. Paraprakisht nga ana e stafit mjekësor dyshohet për një ligament.
Një dëmtim që mund ta lërë sërish lojtarin jashtë fushe dhe ndoshta duke u operuar sërish.
Gjithsesi, ende nuk ka një vendim zyrtar.
Gjatë kësaj jave për lojtarin do të bëhen disa ekzaminime për të parë gjendjen e tij.
Shpresohet shumë që alarmi të jetë fals, në të kundërt, Patrik kthehet në shkurt. Për brazilianin Patrik 2023-shi ka qenë ters. Në derbin e marsit lojtari u dëmtua dhe duhej të operohej në gju.
Edhe pse në fillim u mendua një dëmtim në kavilje, gjërat shkuan shumë keq. Futbollisti kishte krocat dhe duhej të operohej. Masa muskulore e pazhvilluar ka bërë që lojtari të dëmtohet rëndë.