Patrice Evra tregon pse zgjodhi Francën para Senegalit

April 2, 2022
1 minut lexim

Konsiderohet si një ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin modern.

Patrice Evra reprezentoi Francën gjatë kohës që ishte aktiv, por ai mund të kishte luajtur edhe për Senegalin.

Këtë vendim të tij e ka komentuar vetë ish-lojtari i United në intervistë për “Arise News“, raporton “Goal“.

“Kjo është arsyeja pse u thashë të gjithë futbollistëve që të zgjedhin me kujdes kombëtaren e tyre.

Kam lindur në Senegal, mund të luaja për Senegalin ose Francën, fola me prindërit e mi.

Unë u rrita në Francë, zgjedhja ime ishte e natyrshme për të luajtur për Francën, sepse mendon të luash me lojtarët e mëdhenj, por në fakt është vetëm politikë.

Siç thatë kur fiton me Francën, je një lojtar francez kur humbet papritur, merr pasaportën tënde senegaleze, prandaj kur të marrësh vendimin tënd duhet të jesh vërtet i kujdesshëm për të gjitha këto.”, ishin komentet e tij paksa “thumbuese” për francezët.

Gjatë karrierës së tij 20 vjeçare ai arriti të fitonte 21 trofe me klube të ndryshme, përfshirë pesë Premier Liga dhe një Champions Ligë.

Ai fitoi edhe në Itali me Juventusin, duke e pasuruar kabinetin e trofrve me tre Serie A dhe dy Coppa Italia.

40 vjeçari karrierë bëri edhe në klube si Marseille, Monaco, Nice dhe West Ham.

Kurse me Francën pati 81 paraqitje dhe suksesin më të madh e arriti në Euro 2016, ku “Gjelat” arritën deri në finale pë të humbur nga Portugalia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Story i radhës

Nëse martoheni pas kësaj moshe keni më shumë gjasa të divorcoheni

Të fundit nga

ShkoLartë