Në 16 nëntor gazeta e njohur ruse “Kommersant” botonte deklaratën e patriarkut Kirill të kishës ortodokse ruse, i cili ankohej pse BE ka marrë vendimin e shpalljes së tij “non grata” dhe të mos e lejojë të hyjë në territorin e BE. “Non grata” e kanë shpallur kreun e kishës ortodokse ruse edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja.
Bota demokratike perendimore e ka shpallur “non grata” patriarkun e kishës ortodokse ruse për shkak të mbështetjes dhe pjesëmarrjes skandaloze të kishës ortodokse ruse në agresionin fashist rus në Ukrainë.
Shërbesa e kishës ortodokse ruse dhe personalisht e e patriarkut Kirill për politikën agresive imperaliste të Kremlinit ka arritur shkallën më të lartë të fondamentalizmit dhe të fanatizmi fetar. Me një ekstazë fanatizmi fetar të denjë për mesjetën e hershme patriarku Kirill deklaroi në 25 shtator 2022 se “ushtarëve rusë, që vriten në Ukrainë duke kryer detyrat luftarake, iu falen të gjitha mëkatet”.
Nuk mendohet se për të identifikuar çmedurinë kërkohet provë tjetër. Kirilli në emër të kishës ortodokse ruse ka bekuar qysh në fillim agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe ka deklaruar se ushtarët rusë po bëjnë atje “një vepër heroike”. Kremlini nxitoi ta kompensonte patriarkun Kirill me lavdërime të reja për rolin e tij në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë.
Në datën 16 nëntor Kremlini organizoi mbledhjen e Komisionit të përhershëm të Këshillit të Presidentit të Rusisë për bashkëveprim me Kishën Ortodokse Ruse për çeshtjet e kozakërisë, ku merrte pjesë edhe patriarku Kirill. Përfaqësuesi i presidentit Putin dhe sekretar i përgjithshëm i këtij komisioni, Aleksej Kiriçenko, u thuri lavde priftërijve të kishës ortodokse ruse “që ndodhen në pararojën e luftës me të keqen në Ukrainë” dhe në emër të Kremlinit e falenderoi kishën, që ka dërguar “shumë prifitërij në vijën e parë të frontit të operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë, duke u dhënë luftëtarëve mbështetje shpirtërore, duke iu forcuar shpirtin dhe besimin ortodoks”.
Përballë këtij njësimi të kishës ortodokse ruse me agresionin rus në Ukrainë provohet i drejtë dhe bindës vendimi i BE për të shpallur “non grata” patriarkun luftënxitës Kirill. Është një vendim me të cilin duhet të bashkohen edhe shtete kandidate të BE, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilat kanë detyrimin që të harmonizojnë me BE qendrimet e politikës së jashtme.