Patentë shoferët me “RM” do të vlejnë deri në fund të vitit! Me 90 vota “pro”, pushteti dhe opozita i mbështetën ndryshimet e ligjit

Ndryshime urgjente ligjore për vlefshmërinë e patentë shoferëve, shkruan TV21. Me 90 vota “për”, u miratuan ndryshimet në Ligjin për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Propozimi i ligjit është nënshkruar nga të gjitha grupet parlamentare, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov. Bëhet fjalë për ndryshime të vogla të ligjit me qëllim për të zgjatur datën e vlefshmërisë së patent shoferit me emrin e vjetër të shtetit, dhe në vend deri në ditën e sotme do të vlejnë deri në fund të vitit, por vetëm për përdorim të brendshëm.

“Në këtë seancë morëm vendim të përbashkët për të propozuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. Këto janë ndryshime të vogla të zgjidhjes ligjore në dispozitën ku në nenin 5 fjalët 12 shkurt 2024, pra sot, zëvendësohen me fjalët 31 dhjetor 2024 ose deri në fund të vitit. Besojmë se kjo zgjidhje ligjore do të ndihmojë në tejkalimin e problemeve me dokumentet personale, patentë shoferët e qytetarëve”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Veseli: Prokuroria të sqarojë nëse pati atentat apo jo ndaj Kurtit

Story i radhës

Kuvendi miratoi ndryshimet, lejet për vozitje do të vlejnë deri në fund të vitit

Të fundit nga