Pasoja ekonomike nga kriza në Maqedoni

February 27, 2022
min lexim

Nevojitet set urgjent i masave për të varfërit, thotë analisti ekonomik, Branimir Jovanoviq. Shton se në këtë moment nuk duhet tu ndihmohet kompanive të mëdha që bëjnë fitim, por kompanive të vogla. Shteti duhet të mendoj për kthimin e tatimit progresiv, të marrë tatim nga të pasurit e jo vetëm tatim personal por edhe për profitin e kompanive. E jo si deri më tani të varfrit e kthejnë borxhin përmes tatimit progresiv. Duhet të ndërmerren masa për rritjen e prodhimit të ushqimit vendor. Në vend që të jemi vend i cili importon ushqim, duhet të eksportojmë ushqim.

“Patjetër të shkohet me rregullimin e çmimit, në kuptim të kufizimit të çmimit të ushqimit. Atë që bënë me ndryshimin e modelit dhe çmimet e ushqimit të jenë fikse, tani i bënë fikse marxhet, mendoj se është e gabuar, duhet të kthehet në të vjetrën. Kriza më shumë është mundësi sesa rrezik për Maqedoninë. Me uljen e eksportin në Rusi do të krijohet hapësirë në vendet evropiane”, tha Branimir Jovanoviq, analist Ekonomik.

Jovanoviq thotë se sipas shembullit të shumë vendeve evropiane edhe Maqedonia duhet të ngrij çmimet e derivateve të naftës pa marrë parasysh trendin botërorë të shtrenjtimit. Kjo do të ishte shumë më e thjeshtë në ngrirjen e çmimit të produkteve ushqimore. Është e palejueshme që kompanitë e naftës të përfitojnë, ndërsa qytetarët të varfërohen.

“Nëse i ngrijmë çmimet e derivateve të naftës praktikisht po goditni kompanitë e mëdha. E dini cilat janë kompanitë e naftës edhe në Maqedoni, janë 3-4 komani dhe të gjithë kanë përfitime të larta. Ato kompani çdo vit bëjnë fitim milionësh. Nëse limitohet çmimi i tyre nuk do të kenë humbje”, tha Jovanoviq.

Shton se tani ndoshta është momenti i duhur për të zvogëluar shfrytëzimin e naftës dhe të mendojmë për burime ripërtëritëse të energjisë. Mund të presim stagflacion, rritje të ulët ekonomike dhe inflacion të lartë.

“Duhet të investohet në burime ripërtëritëse të energjisë. Maqedonia për fat të mirë ka shumë potencial. Ka lumenj të pashfrytëzuar, ka shumë diell, ka hapësira të hapura për mullinj të erës. Por kjo do të thotë se shteti patjetër të investojë në këto gjëra. Të mos lejoj të investojë vetëm sektori privat por shteti të investojë”, tha Jovanoviq.

Jovanoviq shton se do të ketë thellim të deficitit në shkëmbimin e jashtëm tregtarë, që do të thotë se duhet të rritet edhe borxhi që të mbulohet ai deficit. Nëse pritej që BPV të jetë 3.5, në këtë moment do të jetë rreth 2%. Në Maqedoni rreth 100 mijë familje ose 22% e popullsisë jeton në varfëri./TV21/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shtëpia e Bardhë: Putin po shpik kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin

Story i radhës

Shqipëria zhgënjen edhe ndaj Luksemburgut

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë